Pacolli fton investitorët japonez të investojnë në Kosovë

01 mars 2018 | 15:25

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë takimit në Tokio me ministrin e Japonisë për Ekonomi, Tregti dhe Industri, Hiroshige Sego, ka ftuar investitorët japonez që të investojnë në Kosovë.

“Ju ofrojmë Zonë të Lirë Ekonomike, në një rajon, ku së bashku me Shqipërinë përfaqësojmë një qendër tërheqëse për investimet dhe teknologjinë tuaj, porte të thella detare, infrastrukturë rrugore të përshtatshme dhe krah të përgatitur pune”, ka thënë Pacolli, duke shtuar se Kosova e do praninë e ndërmarrësve japonezë në shumë fusha: në energji, infrastrukturë, teknologji e informacionit dhe bujqësi.

“Nga eksperienca ime mund të them se tek ata gjen sinqeritet, ndershmëri dhe korrektësi”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa ministri i Japonisë për Ekonomi, Tregti dhe Industri, Hiroshige Sego, pasi ka uruar Pacollin për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se vizita e tij në Japoni, e fokusuar në marrëdhëniet me biznesin e këtij vendi do të jetë e frytshme.

“Ne, e dimë se ju keni bashkëpunuar me shumë sukses me një kompani të vendit tim, produktet e të cilës janë të destinuara për eksport dhe besojmë shumë se shembullin e saj do ta ndjekin dhe kompani të tjera”, ka thënë Sego.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nderë të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kongresi Amerikan…