Pacolli: Humbja e Orban në Hungari, mesazh i qartë se asnjë pushtet nuk është i përjetshëm
13 prill 2026
| 00:29
Behgjet Pacolli ka komentuar humbjen e Viktor Orbánit në zgjedhjet e Hungarisë, duke theksuar se ky është një fund i një kapitulli të gjatë.
Ai vuri në dukje se Orbán, i cili premtoi stabilitet dhe mbrojtje të interesave kombëtare, u shndërrua në një lider autokrat dhe nënshkroi marrëdhënie të ngushta me liderë të kontestuar, duke larguar vendin nga linja e Bashkimit Evropian.
Pacolli theksoi se qytetarët hungarezë, përballë inflacionit dhe rritjes së pakënaqësisë, kërkuan ndryshim pas 16 vitesh në pushtet.
Ai shtoi se humbja e Orbánit është një kujtesë se pushteti nuk është i përjetshëm dhe qytetarët vendosin drejtimin e shtetit.



