
Pacolli i reagon deputetes franceze: Më vjen keq për eurodeputeten e mijëvjeçarit të tretë
08 korrik 2022
| 20:15
Behgjet Pacolli,ka reaguar ndaj eurodeputetes franceze Dominique Bilde, e cila kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave.
Ai në Facebook shkruan se i vie keq për siç e quan eurodeputeten e “mijëvjeçarit të tretë”.
Tutje Pacolli shkruan se Lufta e Dytë Botërore nuk ka marrë me vete idetë ksenofobike.
“Duket qartë se lufta e dytë botërore dhe procesi i Nurembergut nuk morën me vete idet dhe realitetet ksenofobike dhe nacional-socialiste. Me vjen keq per eurodeputeten franceze te mijëvjeçarit te tretë!”, shkruan ai.