Pacolli: Jam i tronditur nga tragjedia në minierën e Artanës ku humbën jetën dy persona

02 qershor 2020 | 13:29

Sot ka ndodhur një aksident brenda punishtes në Minierën e Artanës, ku si pasojë dy punëtorë kanë humbur jetën.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë një reagim në “Facebook”, pas këtij aksidenti dhe i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave. “Jam prekur thellë nga raportimi se sot dy Minatorë kanë humbur jetën në punë në minierën e Artanës”.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe Minatorët e Kosovës. Kjo është një ditë e trisht për Kosovën. Shumë nga familja ime kanë punuar në atë minierë dhe dhimbja ime është jashtëzakonisht e madhe. Mendimet e mia janë me familjet dhe minatorët e Kosovës në këto momente të vështira për ta”, shkruan Pacolli. (A.M/ Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thirrjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për ta ndihmuar…