Pacolli: Lufta e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, çmenduri

13 korrik 2018 | 11:34

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se “lufta” e Serbisë për të tërhequr njohjet e Kosovës është “absolutisht e çmendur”.

Ai në një intervistë për “BBC”-në ka komentuar tentativat e homologut të tij serb, Ivica Daçiq për të bindur vendet afrikane dhe ato aziatike që të tërheqin njohjen e Kosovës.

“Unë i them Daçiqit kudo që e takoj, çfarë i nevojitet atij kjo? Gjithmonë i them, unë po ndërtoj kurse t’i po shkatërron. Njerëzit vetëm qeshin me ne dhe aty bëhet fjalë edhe për reputacionin e Serbisë”, ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se 117 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Pacolli ka deklaruar se një pjesë e numrit të njohjeve i atribuohet ministrisë që drejton. “De-facto dhe de-jure, 117 shtete”, ka thënë Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)…