
Pacolli: Mikullovcit, e lehtë i qoftë toka e Kosovës
15 shtator 2020
| 09:06
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar familjen e aktorit Adem Mikullovci pas vdekjes së tij, në një shkrim në “Facebook”.
“Sot, pas mesnate, miku dhe kolegu im Adem Mikullovci ndërroi jetë! E lehtë i qoftë toka e Kosovës dhe Zoti e mëshiroftë! Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, ka shkruar ai.
Mikullovci ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.