
Pacolli: Mos e bëj mirësinë libër të hapur
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka publikuar një fotografi nga aeroplanit i tij duke lexuar një libër.
Ai ka treguar se udhëtimet e tij të gjata shpesh nuk janë vetëm prej një vendi në tjetrin.
Pacolli në “Facebook” ka shkruar se këto fluturime janë edhe udhëtime brenda vetes së tij.
Ai ka treguar se gjatë këtij fluturimi i ka ardhur një mendim shumë interesant.
“Udhëtimet e gjata shpesh nuk janë vetëm prej një vendi në tjetrin, por udhëtime brenda vetes. Në këtë fluturim, duke lexuar e reflektuar, më erdhi një mendim i qartë si drita: Mos e bëj mirësinë libër të hapur. Sepse disa njerëz, sapo ta lexojnë, nuk do ta kuptojnë, por do ta keqinterpretojnë. E mira nuk ka nevojë për bujë. Ajo flet vetë, me qetësinë dhe thjeshtësinë e saj. Uroj ditë të mbarë për ju miq!”, ka shkruar Pacolli.