Pacolli nuk raporton në Komisionin për Politikë të Jashtme

26 janar 2018 | 17:18

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli nuk ka shkuar për të raportuar në Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani, ka thënë se Pacolli ka dërguar një letër ku ka thënë se data e dakorduar përkon me vizitat që i ka jashtë vendit dhe se për këtë nuk mund të raportojë në komision.

Ndërkohë, Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, të premten ka miratuar Planin e punës për vitin 2018.

Osmani ka propozuar që në Planin e punës të futen këto pika: pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj për raportimin e procesit të aplikimit në Këshillin e Evropës; raportimi i kryenegociatorit të dialogut Kosovë-Serbi si dhe takim i përbashkët i komisioneve parlamentare nga Kosova e Serbia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U-19 ka shënuar edhe fitoren e dytë…