
Pacolli për moskonstituimin e Kuvendit: Popull, a po e shihni kë keni votuar?
11 maj 2025
| 10:45
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka komentuar dështimin e sotëm të seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit.
Ai ka shkruar në “Facebook” se pa pikë turpi, deputetët e Kuvendit të Kosovës hynë në sallë vetëm për t’u larguar pas pesë minutash, pa diskutim, pa vendim, pa përgjegjësi, por me pagesë.
“Kjo është tallje me qytetarët dhe me shtetin. Popull, a po e shihni kë keni votuar? A e kuptoni se këta përfaqësues nuk kanë as vullnetin, as guximin, as përgjegjësinë për ta zgjidhur as problemin më të vogël të vendit?”, ka shkruar Pacolli.