Pacolli për takimet mes Limajt e Kurtit: Fatmiri mund të jetë një kandidat kompromisi

22 korrik 2025 | 08:37

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, duke shënuar seancën e 50-të të pasuksesshme dhe duke thelluar më tej krizën institucionale.

Në mesin e krizës institucionale, ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka propozuar një zgjidhje që mund të hapë rrugën e daljes nga ngërçi politik.

Ai deklaroi se Fatmir Limaj nga NISMA mund të jetë një kandidat kompromisi për zgjidhjen e krizës.

“Zgjidhja më e mirë do ishte arritja e një konsensusi rreth një kandidati të pranueshëm për të gjithë, dhe jo zgjedhjet e reja që vetëm do thellonin krizën. Fatmir Limaj mund të jetë një kandidat kompromisi, por kjo varet nga gatishmëria e palëve”, u shpreh Pacolli.

“Situata e bllokimit të Kuvendit pas krejt këto seancash është alarmante dhe pa precedent. Faji është i përbashkët, pozita dhe opozita po dështojnë të gjejnë një zgjidhje për hir të interesit qytetar”, tha Pacolli

Sipas tij,  përgjegjësia për të zhbllokuar këtë situatë bie mbi kryeministrin.

“Normalisht përgjigjen për kitë e ka kryeministri, ai duhet te bene zgjidhje!”, deklaroi Pacolli.

Vendosja e gurthemelit për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër nga Qeveria e Kosovës ka shkaktuar reagime të shumta, me kritika nga opozita e përfaqësues të komuniteteve në veri ku kanë ngritur shqetësime për mungesën e konsultimeve me komunitetin lokal dhe rrezikun e tensioneve ndëretnike në Mitrovicë.

Derisa, qeveria e ka prezantuar projektin si pjesë të zhvillimit infrastrukturor dhe integrimit të pjesës veriore me pjesën tjetër të vendit, Pacolli, ka deklaruar se nisja e urave duhet të trajtohet me dialog.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate, në emisionin “Info Nata”, ka…