Pacolli: Sulmet ndaj meje kanë filluar shumë më herët, dikujt ia kam prishur interesat

28 korrik 2025 | 13:21

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se sulmet verbale ndaj saj në ditëve të fundit nuk janë nga qytetarë që kërkojnë llogari ndaj deputetit, por njerëz që paguhen.

Ajo ka thënë se sulmet ndaj saj kanë nisur që dy vjet dhe sipas saj kjo ka të bëjë me punën si kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi.

Pacolli në emisionin “Mesditë” në “Tëvë1” ka thënë se dikujt ia ka prish interesat, ku ka përmendur ndalimin e një gurthyesi në Bellanicë.

“Nuk i vlerësojë qytetarë që kërkojnë përgjegjësi prej deputetit, por njerëz që paguhen për të bërë gjëra ta tilla. Kam fillua me menduar se si kryetare e komisionit dikujt ja kam prish do interesa, sepse sulmet e mia kanë filluar shumë më herët, po bëhen dy vite që unë sulmohem non-stop për gjëra të pa qenë, trillime. Kemi ndal projektin që ka synua me ndot një hapësirë të tërë të tokave në tërë rrafshin e Dukagjinit, tjetra bashkë me deputetin Milazim Salihaj ne e kemi dërgua në prokurori raste të tjetërsimit të pronave publike, pronën e ish-RTP dhe Fakultetit Teknik. Prokuroria është tu marrë më këto raste, janë arrestuar disa persona”, ka thënë Pacolli.

Ajo ka thënë se personi që e ka sulmuar para Kuvendit ka qenë me disa persona tjerë në zyrën e saj duke i kërkuar ndihmë për një proces të privatizimit të pronave.

Për këtë ajo ka thënë se i kanë udhëzuar të drejtohen në organet shtetërore.

Pacolli ka treguar se të hënën ka paraqitur edhe një rast kërcënimi që ka marrë përmes rrjeteve sociale nga një person që i ka thënë “nëse me del në rrugë kah me të ngreh zhag”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk iu rikthye kampionit të padiskutueshëm të…