Pajaziti: KEDS-i është mobilizuar fuqishëm në luftimin e Covid-19

06 prill 2020 | 22:56

KEDS-i është mobilizuar fuqishëm në luftimin e pandemisë së koronavirus. KEDS-i menjëherë më 12 mars, një ditë pas njoftimit nga institucionet e vendit, ka themeluar Komisionin për menaxhimin e krizës. Kështu ka bërë me dije Fehmi Pajaziti, nënkryetar i Sindikatës së Punëtorëve të KEDS-it, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

“Ky komision në vazhdimësi është duke e përcjell me vëmendje të madhe situatën dhe është duke përgatitur strategjinë e veprimit konform secilës lëvizje, duke ndërmarrë kundërmasa në secilin hap”, ka thënë ai.

Pajaziti ka shtuar se fillimisht secili punëtor i KEDS-it është njoftuar për respektimin e masave mbrojtëse konform rekomandimeve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

Ai ka theksuar se është bërë mobilizim në nivelin më të lartë, duke marrë masat e nevojshme për informim, ngritje të higjienës.

Pajaziti ka thënë se KEDS-i është furnizuar me mbi 10 mijë maska, mbi 20 mijë palë dorëza higjienike, mbi 2 000 palë dorëza pune dhe 100 palë veshje higjienike.

Ai ka pohuar se KEDS-i ka pajisur të gjithë punëtorët me mjete të nevojshme mbrojtëse siç janë dorëza, maska, rroba mbrojtëse nga viruset e ndryshme, alkool higjenik, material dezinfektues etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka vlerësuar shqetësuese…