 
                    Pajaziti largohet nga Drenica
                07 qershor 2018
                |  12:48
            
        Trajneri Sadat Pajaziti nuk do të drejtojë Drenicën në edicionin e ri.
Pajaziti kishte kontratë me skuadrën kuqezi edhe një vit, por kontrata është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme.
KF Drenica e ka falënderuar trajnerin Pajaziti për angazhimin dhe kontributin e dhënë për ekipin, duke i dëshiruar suksese në angazhimet e radhës.
/Epoka e re/
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        