PAJISJE TË REJA PËR KOMPANITË RAJONALE PUBLIKE TË PASTRIMIT NE RAJONIN E DUKAGJINIT

28 prill 2025 | 11:31

Pajisje të reja për mbrojtjen e ambientit u prezantuan dhe u dorëzuan zyrtarisht në rajonin e Dukagjinit, të cilat u blenë për kompanitë rajonale publike të pastrimit të Pejës, Gjakovës, Klinës, Istogut dhe Deçanit në kuadër të projektit Cross-Border Gree Deal – Marrëveshja e Gjelbër Ndërkufitare, i cili po zbatohet në Kosovë nga ECMI Kosova. Vlera totale e pajisjeve të blera është 84740.00 EUR, e cila përbëhet nga 162 Kontejner 120L, 155 kontejner 240 L, 54 kontejner 1.1m3, 2 multi kultivator, 60 makineri për kompostim, 85 sete te rrobave për punë, 39 gërshërë, 3 prerëse për bar dhe 3 pajisje për matjen e kualitetit të ajrit. Projekti “Marrëveshja e gjelbër ndërkufitare” financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë*. Autoriteti kontraktues për projektin është Ministria e Financave e Malit të Zi – Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Fondeve të Mbështetjes së BE-së.
Projekti në Kosovë zbatohet nga ECMI Kosova – Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë, në komunat Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik. që ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në sektorin e mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimit të mbeturinave dhe rritjen e nivelit të vetëdijes së popullatës rreth rëndësisë së sjelljes ekologjikisht përgjegjëse në ruajtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore. Aktivitetet kryesore përfshijnë blerjen e pajisjeve dhe automjeteve për ndërmarrjet dhe shërbimet komunale, trajnimet për punonjësit e tyre, blerjen dhe vendosjen e ishujve të gjelbër, seminare dhe prezantime mbi praktikat e mira të Bashkimit Evropian në menaxhimin e mbeturinave të ngurta, kërkime mbi strukturën e mbeturinave, sondazhe mbi vetëdijen ekologjike dhe zakonet e popullatës, konferencën ndërkufitare në temën e përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave të ngurta, fushatën për rritjen e vetëdijes ekologjike, publikimet, karavanat EKO, promovimin e uljes së përdorimit të qeseve plastike, etj. Projekti përfaqëson vazhdimin e aktiviteteve të ECMI Kosovës në këtë fushë, me qëllimin e kontributit në ruajtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dren Abdullahu shpall të pavlefshme diplomën e shkollës së mesme…