Pajtim Statovci ylli i letërsisë skandinave

09 janar 2022 | 19:01

“Veprat letrare të Statovcit janë të jashtëzakonshme”

The New York Times

Pajtim Statovci (1990) është romancier finlandezo-kosovar. Ai u largua nga Kosova në Finlandë me familjen e tij në moshën dyvjçare. Tani jeton në Helsinki dhe ka magjistruar në letërsi krahasuese ne Universitetin e Helsinkit. Fituesi i Çmimit Shkrimtari i Vitit 2018 në Helsinki aktualisht është Ph.D. kandidat në Universitetin e Helsinkit.
Romani i tij i parë, “Macja ime Jugosllavia” , botuar fillimisht në vitin 2014, mori një vlerësim të gjerë si nga kritikët ashtu edhe nga lexuesit më të cilën fitoi çmimin prestigjioz të Letërsisë Helsingin Sanomat.
Juria vlerësoi aftësinë e autorit 24-vjeçar për të kombinuar ëndrrën me realitetitin dhe për t’u dhënë simboleve të vjetra kuptim dhe botëkuptim të ri.
Libri u botua në anglisht në vitin 2017 nga Pantheon Books (SHBA) dhe Pushkin Press (MB). Romani ishte në listë për Çmimin Letrar Ndërkombëtar të Dublinit.
Romani i dytë i Statovcit, “Kryqëzimi”, i botuar në vitin 2016, u shqua gjithashtu për prozën e tij të përpunuar në mënyrë të shkëlqyer dhe trajtimin origjinal të motiveve. Statovci mori Çmimin e Letërsisë Toisinkoinen në vitin 2016. Botuar në anglisht në vitin 2019 nga Pantheon Books (SHBA) dhe Pushkin Press (MB), Crossing ishte një finalist i Çmimit Kombëtar të Librit 2019.
Romani i tretë i Statovcit, “Bolla” , u botua në gusht 2019 ku mori një kritikë të jashtëzakonshme duke u cilësuar nga botimet me të mira në Finlandë.
Në nëntor 2019, “Bolla” fitoi çmimin, prestigjioz të letërsisë në Finlandë, Çmimin Finlandia.
Më këtë rast ishte shkrimtari më i ri në moshë që fitoi çmimin me të madh në Finlandë
Romani do të dalë në anglisht në 2021/2022 nga Pantheon Books (SHBA)
Çmime & Nominime
2020: Fitues i Çmimit të Përkthimit Oxford-Weidenfeld (CROSSING)
2020: Në listën e ngushtë për The Premio Salerno Libro d’Europa (CROSSING)
2019: Fitues i Çmimit Finlandia për Fiction (BOLLA)
2019: Çmimet e përzgjedhura (209) për Storytel:
Në listën e ngushtë për Çmimin Suomalainen Kirjakauppa Libri i Vitit (BOLLA)
2019: Finalist i Çmimit Kombëtar të Librit (CROSSING)
2019: Në listën e gjatë për Çmimin Letrar Ndërkombëtar të Dublinit (MY CAT YUGOSLAVIA) 2018: Shkrimtari i Vitit në Helsinki

Më shumë info në: https://pajtimstatovci.wordpress.com/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shtetas shqiptar, banues në Salzburg, derisa kthehej nga Kosova…