Pajtimi i Gjaqeve, një nismë që u shndërrua në Lëvizje Mbarëkombëtare

02 shkurt 2022 | 19:15

Fatmir Z. ARIFI

Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë 1990-1991, për nga rëndësia ka peshë të vaçantë historike, sepse ajo triumfoi mbi një të keqe të madhe të trashëguar ndër breza dhe të mbështetur për t’u mbajtur sa më gjatë gjallë mes nesh nga armiqtë e këtij vendi, siç është gjakmarrja.

Si e tillë, kjo nismë nuk ishte një lëvizje spontane apo e rastësishme. Organizimet spontane zakonisht nuk kanë një trupë organizuese dhe nuk dihet se kush i fillon e as kush i drejton. Ato janë të pakoordinuara dhe është e vështirë të jepet ndonjë vlerësim përfundimtar shkencor i qëndrueshëm për to.

Në anën tjetër, organizimet spontane janë gjithashtu të karakterit teknik dhe shuhen shumë shpejt, për dallim nga organizimet të ideuara, që në thelb kanë qëllim dhe mision, të cilat lindin si rezultat e një pune paraprake dhe janë të qëndrueshme.

Pra, cili ishte qëllimi i kësaj nisme/aksioni për pajtimin e gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave?


Së pari, në kohën kur u mor ajo, Kosova ishte në një okupim të egër nga Serbia. Këtij okupimi i shtohej dhe barra e gjakmarrjes në mes shumë familjeve shqiptare. Gjakmarrja ishte bërë si një gangrenë, e cila dalëngadalë po na e rrezikonte substancën kombëtare;

Së dyti, gjatë kësaj periudhe, karakteristikë dominate e qëndresës shqiptare ishte mbijetesa kolektive. Çdo vrasje e ndonjë shqiptari ishte instrumentalizuar-mbase dhe u instuticianilzua nga organet shtetërore serbe, duke marrë karakter ndërveprues për përçarjen brendashqiptarëve;

Së fundi, të ndodhur përball këtij rreziku dhe projekteve gjenocidale kundrejt popullit shqiptar, nevoja për unifikim mbarkombëtar tejkalonte çdo sfidë të mundshme.

Të vetëdijshëm poashtu se lufta e armatosur do të jetë shumë afër, grupi nismëtarë i përbërë nga Myrvete Dreshaj, Have Shala, Adem Grabovci, Brahim Dreshaj dhe Lulëzim Etemaj, që të gjithë ish të burgosur politik dhe studentë, vendosë të fillojë me Aksionin për Pajtimin e Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave në Kosovë.


Ky aksion nisi nga një grup tepër i ngushtë, pjesëtarët e të cilit vepronin mbi baza kombëtare, që, krahas qëllimit human, kishin unifikimin mbarëkombëtar për betejat e ardhshme për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Prandaj nisma për Pajtimin e Gjaqeve, në mënyrë të koordinuar u shtri në të gjitha viset e Kosovës, e cila në pikëpamjen politike të nismëtarëve përfshinte edhe viset shqiptare nën IRJM, Mal të Zi dhe në Kosovën Lindore, duke u shndërruar kështu në një Lëvizje Mbarëkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka kohë që kur ka vendosur masa…