Pajtohen familja Lladrovci dhe Mjekiqi pas rastit tragjik të ndodhur dje

31 tetor 2022 | 18:55

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se pas varrimit të veteranit të UÇK-së, Selver Lladrovci, i cili humbi jetën në aksident automobilistik që ka ndodhur dje në Dobroshec, janë pajtuar dy familjet.

Pajtimi e lehtësoi dhimbjen për dyja palët. Respekt për Fitim Lladrovcin dhe të gjithë ata që pajtojnë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi në rrjetin social i Ramiz Lladrovcit:

Familja e veteranit të UÇK-së, Selver Lladrovci u pajtua me familjen që shkaktoi aksidentin tragjik.

Pas varrimit të Selverit, familja Lladrovci ia shtriu dorën e pajtimit familjes Mjekiqi.

Pajtimi e lehtësoi dhimbjen për dyja palët. Respekt për Fitim Lladrovcin dhe të gjithë ata që pajtojnë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Agim Ademi ka qëndruar sot për vizitë në Suharekë…