Pak ditë pas humbjes tragjike, bashkëshortja dedikim prekës për Kobe Bryantin

09 shkurt 2020 | 13:28

20 ditë pas humbjes së vajzës dhe bashkëshortit, Vanessa Bryant ka ndarë dhimbjen me ndjekësit në rrjetin social “Instagram”.

Ajo ka postuar një fotografi të bijës së saj të shkëputur nga një prej homazheve që shoqet e klasës kishin bërë për të. “Gianna ime. Zot sa më mungon! Kam qenë shumë me fat të zgjohesha çdo ditë duke parë fytyrën tënde të bukur për 13 vjet me radhë. Do të doja ta bëja këtë deri në frymën time të fundit. Mami të do shumë!”, ka shkruar Vanessa.

Ky postim erdhi disa orë më vonë atij dedikuar të shoqit. “Shoku im më i mirë! Më ka marrë malli të të dëgjoj të më thuash: Mirëmëngjesi princeshë”.

Kobe Bryant, 41-vjeçar, vajza e tij Gianna 13-vjeçare dhe shtatë persona të tjerë humbën jetën më 26 janar si pasojë e një aksidenti ajror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Anne Marie ka publikuar këngën më të…