Pak orë para mbylljes: VV-ja zyrtarizon koalicionin me këto tri parti
30 nëntor 2025
| 21:50
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me tri parti të tjera, Partinë Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, për të garuar bashkë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në përditësimin e orës 20:30, pak orë para mbylljes së afatit për partitë që të aplikojnë për certifikim të pjesëmarrjes apo t’i deklarojnë koalicionet, KQZ-ja ka bërë të ditur se ky koalicion do të ketë emrin “ Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”



