Pak orë pas finales: Si po duket shtëpia e BBVK? (VIDEO)
28 shkurt 2026
| 10:45
Pas një super finaleje mbrëmë, emisioni “Weekend” ka shfaqur sot shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, vendin ku për muaj me radhë u krijuan emocione të forta, debate, miqësi dhe histori që mbajtën gjithë Kosovën para ekranit.
Gazetarja Genta Gashi është lidhur direkt nga shtëpia dhe ka treguar se si duket ambienti sot, krahasuar me ditët kur ajo ishte e mbushur me banorë.
Ajo ka ndarë edhe detaje emocionuese si dhe raste kur ndonjëri prej tyre ka harruar edhe ndonjë rrobë.
Këto dhe më shumë detaje mund t’i ndiqni në videon vijuese:



