
Pak orë pas sulmit mbi të, forcat ruse kanë marrë centralin bërthamor në Ukrainë
Trupat ruse kanë marrë centralin bërthamor të Zaporizhzhia, thonë autoritetet ukrainase, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
“Personeli operativ po monitoron gjendjen e njësive të energjisë”, citohet të ketë thënë një autoritet lokal në mediat sociale.
Ndryshe, një zjarr shpërtheu në central më herët – më i madhi në Evropë – pas një sulmi me granata nga rusët.
Ai akuzoi rusët se qëllimisht qëlluan reaktorët e uzinës Zaporizhzhia duke përdorur tanke të pajisur me imazhe termike.
Duke kujtuar “katastrofën globale” në Çernobil në vitin 1986, ai paralajmëroi se pasojat e një “shkrirjeje” në Zaporizhzhia do të ishin shumë më të këqija.
Zelensky tha se ai kishte qenë në kontakt me liderët nga SHBA, Britania e Madhe, BE, Gjermania dhe Polonia, si dhe me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, por u bëri thirrje qytetarëve të zakonshëm që të ngrenë alarmin edhe me politikanët e tyre.