Pak orë pasi takoi partitë dhe u diskutua për zgjedhje të reja, Osmani pret në zyrë shefin e KQZ-së

31 tetor 2025 | 20:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.

Gjatë takimit, Radoniqi e ka informuar Presidenten për procesin e administrimit të zgjedhjeve lokale dhe për përgatitjet që janë në zhvillim për mbajtjen e balotazhit më 9 nëntor.

Në takim është biseduar edhe për funksionimin e përgjithshëm të KQZ-së dhe për përpjekjet për përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve zgjedhore, në përputhje me standardet më të larta të transparencës dhe profesionalizmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë Çagllavicë në…