Pak para protestës, zëdhënësi i LV-së e godet ulët Thaçin dhe opozitën për Gjykatën Speciale

07 gusht 2025 | 14:42

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka publikuar një shkrim në “Facebook” pak para protestës së sotme.

Manxhuka e ka goditur Hashim Thaçin duke thënë se në intervistën e tij në “Klan Kosova” ka dhënë qëndrime të buta për Gjykatën Speciale.

Postimi i plotë:

1. Protesta është dhjetë vjet e vonuar. Është dashur që në verën e vitit 2015 të kundërshtohet pushteti i atëhershëm.

2. Nuk mund të ndryshohet historia e Kosovës dhe lufta çlirimtare por as historiku i themelimit të Gjykatës Speciale.

3. Kosova ka nevojë për gjykata normale që dalin pas vettingut dhe për kryeprokuror të ri e jo për gjykata speciale jotransparente të cilat janë jashtë praktikave ndërkombëtare.

4. ⁠Për më pak se pesë vjet qeveria Kurti ka paguar mbi 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë dhe shpenzimet e tjera atje.

5. ⁠Në intervistën e tij nga Haga para një jave, ish presidenti dhe ish kryeministri Thaçi ishte tepër i butë me Gjykatën Speciale. Protestat nuk mund ta zëvendësojnë a kompenzojnë mungesën e qëndrimit të tij.

6. ⁠Fatkeqësisht, në vitin e pestë që po mbahen në paraburgim ish drejtues të UÇK-së, është e qartë që partia kryesore opozitare çështjen e tyre e ka përdorur shumë më tepër kundër qeverisë Kurti sesa për lirimin e të akuzuarve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka bërë thirrje…