Palestra do të bëhet qendër votimi, Rahoveci i detyruar t’i luajë ndeshjet evropiane jashtë vendit

30 shtator 2025 | 11:47

Si zakonisht, palestrat sportive në Kosovë në kohën e zgjedhjeve, qofshin ato nacionale apo lokale, përdoren si qendra të votimit, krahas shkollave.

E një gjë e tillë do të ndodhë edhe në zgjedhjet lokale që po afrojnë.

Për këtë arsye, klubi i hendbollit Rahoveci do të jetë i detyruar që ndeshjet ndërkombëtare t’i zhvillojë jashtë vendit.

Rahoveci ka dalë me një njoftim duke treguar se të dyja ndeshjet me ekipin nga Luksemburgu, Dudelange në garat evropiane do t’i luajë në Luksemburg pasi që nga nesër (e mërkurë) palestra “Mizahir Isma” do të kalojë në menaxhim të KQZ-së.

“Për shkak të zgjedhjeve, nga nesër palestra ‘Mizahir Isma’ kalon në menaxhim të KQZ-së, rrjedhimisht, nuk mund të zhvillohet asnjë ndeshje aty. Për pasojë, jemi të detyruar që të dyja ndeshjet ndaj ekipit nga Luksemburgu Dudelange, në kuadër të garave evropiane, t’i zhvillojmë në Luksemburg. Për detajet tjera të ndeshjes, ju njoftojmë me kohë”, ka njoftuar Rahoveci.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jurgen Kloppit nuk i mungon puna e trajnerit dhe nu…