Palmeri takohet me Haradinajn me dyer të mbyllura

01 qershor 2021 | 13:21

Zëvendësndihmëssekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Matthew Palmer, është takuar me dyer të mbyllura me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Kjo është dita e dytë e vizitës së Palmerit në Kosovë. Palmeri në konferencën për medie që ka mbajtur në Prishtinë së bashku me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet ashtu si merren vesh palët në dialog.

Ai është shprehur se ShBA-ja e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi, ndonëse nuk janë palë në dialog, por vetëm partner që synim kanë avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet elegante të Dukeshës së Cambridge Kate Middleton shpesh kanë…