Pamje: Bora mbulon Brezovicën

30 nëntor 2020 | 08:12

Që nga mbrëmë kanë filluar reshjet e borës në Kosovë.

Reshje bore ka pasur edhe në Prishtinë, por nga Brezovica janë publikuar edhe pamje pas reshjeve të borës.

“Prishtina Weather” ka parashikuar në fundjavë afrimin e një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, që sjell shtim të vranësirave, e më pas nga dita e hënë kalimi i një fronti të ftohtë sjell kushte për reshje shiu, e me ulje të temperaturave reshjet e shiut të përziera edhe me borë.

Indeksi i cilësisë së ajrit ditët e ardhshme do të mbesë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta shkaku edhe i motit të qëndrueshëm.  Vende-vende mund të zbresë në vlera mesatare gjatë ditës, e në mbrëmje të kalojë edhe në vlera jashtëzakonisht të dobëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me akuzën për ndërhyrje në punët e brendshme, qeveria në…