Pamje lufte në qytetin Belgorod, dy ditë nën sulmet e skuadrave ukrainase brenda territorit rus

14 mars 2024 | 23:21

Prej dy ditësh, qyteti rus i Belgorod-it është nën sulme të vazhdueshme të grupeve ushtarake ukrainase që kanë depërtuar brenda territorit rus.

Belgorod, qyteti më i madh pranë kufirit me Ukrainën, rreth 40 kilometra, si dhe fshatrat përreth janë gjetur në befasi nga një sërë sulmesh prej Legjionit Rus brenda ushtrisë ukrainase.

Ky grup është i përbërë nga shtetas rusë që janë kundër regjimit të Vladimir Putinit.

Pas më shumë se 2 vite luftë, rusët mesa duket po provojnë se çfarë do të thotë të jetosh nën sulm dhe bombardime të vazhdueshme nga raketat dhe dronët që lëshohen përtej kufirit nga Ukraina.

Legjioni rus i ushtrisë ukrainase pretendon se ka eliminuar dhjetra postblloqe me ushtarë dhe tanke ruse, dhe i bën thirrje qytetarëve në Belgorod të largohen sa më parë ose t’i bashkohen luftës për çlirimin e vendit nga regjimi i Putinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA në Beograd ka folur për bisedimet Kosovë-Serbi…