Pamje nga arrestimet për keqpërdorimin e mbi 1 milion eurove në BSK
Janë publikuar pamjet nga arrestimet dhe bastisjet e realizuara në 47 lokacione të ndryshme, në kuadër të hetimeve për keqpërdorimin e mbi 1 milion eurove në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BSK).
Portali Kallxo ka sjell detaje nga përgatitja e aksionit të madh policor të zhvilluar më 8 janar 2026, i cili është shtrirë në gjashtë regjione të Kosovës, ku u arrestuan dhe u bastisën persona të dyshuar për përfshirje në këtë rast.
Po ashtu jepen informacione të detajuara se si mbi 1 milion euro janë transferuar nga llogaria e BSK-së në llogari të tjera bankare, si dhe shpjegohet mënyra se si janë mundësuar këto transfere dhe si ka funksionuar skema e dyshuar e keqpërdorimit të parave.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, flet për rrjedhën e hetimeve dhe konfirmon se ato janë zgjeruar edhe ndaj personave të tjerë të dyshuar, përveç atyre që tashmë janë arrestuar.
Rasti konsiderohet një nga hetimet më të mëdha financiare në Kosovë në vitet e fundit dhe pritet të ketë zhvillime të tjera në ditët në vijim.



