Pamje të reja: Njësia Speciale në Skenderaj
15 maj 2026
| 00:08
Pamje të reja kanë arritur në redaksinë e gazetës Nacionale, ku shihet Njësia Speciale në qytetin e Skenderajt.
Në media, më herët u raportua se Njësia Speciale po ndalon veturat në këtë qytet për kontroll.
Këto zhvillime, vijnë pasi kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku dyshohet se e sulmoi fizikisht kryetarin e Vetëvendosjes atje, Hysni Mehani.
Përmes një njoftimi, Prokuroria Themelore në Mitrovicë bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku si pasojë e një sulmi fizik, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona me inicialet H.M. dhe B.Z.



