Pamje të rënda: CNN i bën analizën videove nga shumë kënde pasi ICE qëlloi për vdekje amerikanin Prettit

25 janar 2026 | 17:53

Në një analizë të publikuar nga CNN, vërehet se një oficer federal i imigracionit veçse i kishte marrë armën Alex Prettit pak para se të qëllohej për vdekje nga agjentët e tjerë.

Video të filmuar nga kalimtarët tregojnë agjentin duke futur dorën në grumbullin e policëve që përpiqeshin ta kapnin Prettin dhe duke nxjerrë një armë që duket se përputhet me pistoletën që Departamenti i Sigurisë së Atdheut pretendon se ai e mbante.

Në regjistrime dëgjohet zëri “he’s got a gun” teksa arma nxirret nga brezi i Prettit.

Më pak se një sekondë pas daljes së oficerit me armë, dëgjohet një plumb, i cili pasohet nga të paktën nëntë të tjerë, sipas videove.

Nuk dihet nëse oficeri që mori armën ua tha menjëherë kolegëve të tjerë.

PAMJET KËTU:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, vazhdon numërimi i fletëvotimeve…