PAMJE TË RËNDA | Momenti kur korçari qëllon disa herë 40-vjeçarin dhe më pas i drejton armën vetes

29 shkurt 2024 | 21:59

Këto janë pamje e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmë në lagjen 18 në Korçës ku Ilo Lluka vrau 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas vrau veten.

Sikurse duket nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, Emiljano Pine ishte duke qëndruar në këmbë, teksa i afrohet shumë afër Ilo Lluka dhe e qëllon disa herë duke e vrarë në vend. Sapo 40-vjeçari është shtrirë në tokë, Lluka ka drejtuar armën drejt vetes duke kryer vetëvrasje.

Pine ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Pas ngjarjes tronditëse policia ka ngritur një pistë hetimi që lidhet me konflikte pronësie. Mësohet se babai i autorit Ilo Lluka bashkëjetonte me nënën e viktimës Emiljano Pine.

Babai i autorit ka dashur që shtëpinë e tij t’ia linte trashëgim djalit të bashkëjetueses Emiljano Pine çka dyshohet se e ka shtyrë këtë të fundit të kryejë krimin makabër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se në shëndetësi nuk…