
Pamje tjera tronditëse nga Kabuli, nënat hedhin foshnjat drejt ushtarëve britanikë
Pamjet më poshtë janë publikuar nga mediat britanike. Nënat afgane kalojnë fëmijët e tyre përtej telave me gjemba, në një përpjekje dëshpëruese për t’u dhënë një jetë më të mirë.
Të paktën 12 persona raportohet të kenë humbur jetën që prej të shtunës në Afganistan.
Ndonëse talibanët premtuan një qeveri më të moderuar, ata nuk po e ndalin dhunën kundër civilëve. Një oficer ushtrie rrëfeu se kishte parë nëna të dëshpëruara që po dhunoheshin nga talibanët.
Ato bërtisnin “ma shpëto fëmijën” dhe i hidhnin foshnjat drejt ushtarëve britanikë, ka treguar një oficer britanik.
Sipas tij, disa foshnje ranë mbi telat me gjemba. “Ajo çka ndodhi ishte një tmerr”, ka deklaruar ai.
Sipas oficerit, deri në fund të ditës nuk ka mbetur asnjë prej ushtarakëve pa qarë.