Pamjet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

26 maj 2021 | 17:01

Para disa dite u njoftua se janë hapur audicionet për spektalin e famshëm, që pritej prej disa vitesh, “Big Brother Albania”. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të ketë konkurrent njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.
Express Rozë ka siguruar pamje të shtëpisë së re e cila është ende duke u ndërtuar, këtë vit formati do të jetë “VIP”, teksa ende nuk është qartësuar se kush do të drejtojë spektaklin e famshëm, pasi në media rozë vazhdimisht janë përfolur emrat e Luana Vjollcës dhe Arbana Osmanit.
Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbanës, e cila tani është në përfundim të emisionit tjetër, “Dua të bëj të lumtur”. E pyetur nga ndjekësit se a do të drejtojë emisionin, ajo është drejtuar se do të tregojë kur të vijë momenti.
Në fotografitë e siguruara shihet pjesa e jashtme e shtëpise e cila është në përfundim e sipërm, teksa pishina dhe dhoma e rrëfimeve apo takimeve është përfunduar.
Pishina në oborrin e shtëpisë “Big Brother VIP”
Dhoma e ‘takimeve’ në oborrin e “Big Brother VIP”
Oborri i shtëpsë së “Big Brother VIP”
Pjesa e shtëpisë nga oborri i “Big Brother VIP”
“Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme”, thuhej në njoftimin e “Top Channel”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla gjatë një takimi virtual…