Pamuku nuk vjen në Kosovë në këtë muaj

18 maj 2023 | 13:30

Shkrimtari i njohur turk Orhan Pamuk e ka shtyrë vizitën në Kosovë për vjeshtë. Në një videomesazh, të cilën e ka shpërndarë Ministria e Kulturës, ai ka njoftuar se e ka të pamundur të vijë në këtë muaj.

Videomesazhin e tij e ka shpërndarë Ministria e Kulturës e Kosovës, e cila ditë më parë pati njoftuar se Orhan Pamuku do të vijë në Kosovë në këtë muaj.

“Të dashur qytetarë,

Me keqardhje ju informojmë që vizita e planifikuar e shkrimtarit të njohur turk Orhan Pamuk është shtyrë për në vjeshtë.

Edhe pse ardhja e tij ishte e konfirmuar, planifikuar dhe organizuar deri në detajet e fundit, për shkaqe të tij personale, Pamuku ka kërkuar që vizita të aranzhohet për një datë tjetër.

Më poshtë gjeni adresimin e Orhan Pamuk drejtuar lexuesve të tij në Kosovë”, bëhet me dije në njoftimin e Ministrisë së Kulturës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona po kërkon të rikthejë Lionel Messin këtë verë, por…