Panairi bën bashkë gratë ndërmarrëse të Vitisë dhe Dragashit

15 nëntor 2019 | 15:58

Në kuadër të “Javës së Ndërmarrësisë” në Viti është mbajtur  të premten një panair, në të cilin janë ekspozuar produktet prodhuese dhe veprimtari të tjera biznesore nga gratë e kësaj komune dhe të komunës së Dragashit.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit: “Zhvillimi i Integruar Territorial (Interdev 2)”, financuar Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe implemntuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Në emër të institucioneve komunale, të pranishmit i ka përshëndetur nënkryetari i Vitisë, Hasan Aliu, i cili ka uruar gratë për punën e vazhdueshme që janë duke bërë.

Ai ka inkurajuar organizatorët e ngjarjeve të këtilla, që jo vetëm në javën e ndërmarrësisë, por edhe ditëve tjera të organizohen aktivitete të kësaj natyre.

Kurse Arsim Haziringa nga ADA-ja ka vlerësuar bashkëpunimin me Komunën e Vitisë dhe UNDP, duke u zotuar se edhe në të ardhmen do mbështesin iniciativa që kanë për interes avancimin e grave.

Në këtë panair është folur edhe për parandalimin e dhunës ndaj gruas.

Në Komunën e Vitisë veprojnë 1 845 biznese me veprimtari të ndryshme, ku pesë për qind e tyre udhëhiqen nga gratë.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)…