PANDEMIA DHE NE         

31 mars 2021 | 17:37

ҪKA ËSHTË PSIKOLOGJIA?

Shkruan: Arben Dashevci

Është shkenca mbi shpirtin.

Studion proceset dhe sjelljet e vetëdijshme dhe të pavetëdijshme psikike të individit.

Psikologjia studion në aspektin shkencor sjelljen dhe proceset psikike. Objekti i interesimit të psikologëve përfshin sistemin nervor, ndjenjat dhe percepcionin, të mësuarit dhe kujtesën, inteligjencën, gjuhën dhe të folurit, mendimin, rritën dhe zhvillimin, personalitetin, stresin dhe shëndetin, çrregullimet psikologjike, mënyrat e zbutjes dhe të mënjanimit të çrregullimeve psikologjike, sjelljen e njerëzve në rrethana sociale, d.m.th. në grupe të ndryshme dhe në organizata shoqërore.

Uniteti ose integriteti nënkupton individin si tërësi, tek i cili të gjitha veçoritë përkatëse derdhen në një mënyrë të caktuar të sjelljes dhe bashkërisht caktojnë sjelljen e tij.

Veçantia ose uniteti i personalitetit nënkupton që çdo individ dallohet nga çdo individ tjetër, duke pasur parasysh atë se çfarë cilësish ka dhe si janë të ndërlidhura ato në mes vete. Çdo njeri është personalitet në vete, me të gjitha veçoritë e veta karakteristike dhe me strukturën e atyre veçorive. Ajo veçanti nuk është absolute. Individët nuk dallojnë mes vete në atë masë sa të mos mund të krahasohen.

Klasifikimi i emocioneve

Frika – ndikon në shumë funksione dhe procese të tjera psikike. Zvogëlon nivelin dhe shtangon aktivitetin intelektual, mendimi bëhet më pak i gjallë dhe i përshtatshëm, dobësohen parimet e përvetësuara morale. Ajo ndikon edhe në aktivitetin motorik, kështu që lëvizjet bëhen më pak të        integruara dhe më pak të përshtatshme.

Frika – që e kemi definuar si reaksion ndaj situatave të rrezikshme zhduket kur zhduken situatat e rrezikshme që kanë shkaktuar, përkatësisht kur ndërmarrim aksionin e nevojshëm me të cilin mënjanojmë burimin e rrezikut.

Anksioziteti – është dukuri e frikës së tepruar. Njerëzit anksiozë ndiejnë praninë e frikës nga të gjitha situatat e reja dhe të  panjohura. Çdo kund presin rrezik. Kjo është karakteristikë e personalitetit e fituar si pasojë e përvojës negative gjatë zhvillimit individual. Prindërit tepër të rreptë i edukojnë personalitetet anksioze, sepse dënimi i vazhdueshëm drastik shkakton te fëmijët frikën nga dënimi, që zgjerohet në frikën nga prindërit, frikën nga të rriturit, frikën nga çdo autoritet.

Për dallim nga anksioziteti që paraqet karakteristikë të personalitetit, fobitë janë frika të fuqishme irracionale nga ndonjë gjë ose situatë, që janë krijuar si pasojë e përvojës negative që është harruar.

Origjina e fobisë – zakonisht është nga fëmijëria e hershme. Përjetimet e fuqishme emocionale nga fëmijëria zhduken zakonisht nga vetëdija por vazhdojnë nga nënvetëdija të veprojnë në sjelljen e individit.

Zemërimi –  Ky është emocion që paraqitet si pasojë e pengimit të planeve tona dhe e kufizimit në plotësimin e motiveve tona. Edhe fëmijët edhe të rriturit reagojnë me zemërim kur i kufizojnë për diçka, por që me moshën ndryshon mënyra e shprehjes, e manifestimit të hidhërimit. Kështu, për moshën e fëmijëve është   karakteristikë klithja, inati dhe sjellja tiranike. Te të rriturit kemi urrejtjen, nënçmimin, përqeshjen etj. Subjektivisht, zemërimi është ngjarje ambivalente: njëkohësisht e pakëndshme dhe e këndshme.

Pikëllimi – është  ndjenjë që paraqitet si pasojë e humbjes së ndonjë gjëje ose të dikujt që e kemi të dashur, kurse intensiteti i tij varet nga vlera e asaj që është humbur.

Gjithashtu qëndron nocioni i aftësisë unike mendore, të mjaftueshme që të mund të diferencoheshin njerëzit sipas suksesit të gjetjes në situata të reja dhe të efikasitetit të zgjidhjes së problemeve. Kjo është inteligjenca.

Të nderuara zonja dhe zotërinj, këto janë vetëm disa prej problemeve tona të përbashkëta që i kalojmë gjatë jetës sonë plot e përplot sfida.

A ia vlen njeriu të ketë këso lloj problemesh, a ia vlen dorëzimi në këtë rast dhe të themi ne mbaruam dhe përfunduam?

JO dhe asnjëherë JO, janë aq shumë argumente që e dëshmojnë të kundërtën dhe për dorëzim as që bëhet fjalë dhe nuk vjen në shprehje. Të gjithë ne gëzohemi, hidhërohemi, pikëllohemi dhe qajmë, ne jemi njerëz dhe kemi ndjenja, është më se normale dhe njerëzore.

Frika e tepruar, anksioziteti, ku na çojnë këto, vallë a nuk mendojmë pak, vetëm 2 minuta në ndër dijen tonë?

Unë që po ju shkruaj po ju lus shumë që të mendoni vetëm 2 minuta në ndërdijen tuaj, keni për të parë rezultatin se asgjë nuk ia vlen që ne të shkatërrojmë shpirtin tonë.

E kuptoj se sa na kushtoi të gjithëve fushata parazgjedhore e partive politike dhe mosrespektimi i masave, të gjithë kaluam nëpër atë fazë, shifrat me mbi 800 të infektuar na tregojnë se ku jemi sot.

Fituesi preliminar dhe përfundimtar është Virusi, çmimin e paguajmë ne, mirëpo me u ndal nuk mundemi, duhet të vazhdojmë tutje.

Edhe kur vaksinat të mbërrijnë në masën e paraparë, është e dinjitetshme që përgjegjësit mos të politizojnë, kush e sjelli dhe kush jo këtë vaksinë të shumëpritur dhe të vonuar, të japin nevojtarëve pa fjalë dhe me kokë ulur, sepse i kemi pa të gjitha.

Vaksina është kërkesë e jashtëzakonshme, e mirëseardhur dhe është e stërvonuar.

Janë stafi mjekësorë komplet duke mos e përjashtuar asnjë, ata janë Heronjtë e vërtet.

Pandemia ani edhe çka tash:

Pandemia si të gjitha pandemitë e tjera, si ka ardhur ashtu edhe do të shkojë, dhe kur të shkojë, i themi kurrë më mos u kthefsh asnjëherë sepse na ka sëmurë, na ka lënduar, na ka pikëlluar por nuk na ka shkatërruar.

Është e kundërta, na ka bërë më të fortë, na ka mësuar se si ta duam jetën, si të kujdesemi për të dhe si do ta jetojmë më mirë, t’i vlerësojmë më shumë gjërat që para pandemisë nuk u kemi dhënë rëndësi Ne sigurisht se duhet të mbrohemi dhe t’i dëgjojmë ata që janë kompetentë, sepse vetëm kompetentët dhe të dijshmit na japin informacionin e saktë.

Me disiplinimin tonë i tejkalojmë bashkërisht këto valë të njëpasnjëshme, 1,2,3,4,  të këtij virusi.

Edhe 10 valë le të jenë, prapë do t’i tejkalojmë me disiplinë sepse rrugëdalje tjetër nuk kemi.

Mirëpo me disiplinimin tonë mbrojmë veten, më të dashurit tanë dhe shoqërinë.

Nga kjo pandemi ne kemi humbur familjarë, shokë dhe kolegë, kemi humbur shumë, por duhet të vazhdojmë tutje dhe çdo sfidë që na del përpara duhet ta tejkalojmë.

Se sa serioze është situata e dëshmon shembulli konkret në Gjermani. Qeveritë federale dhe shtetërore të Gjermanisë kanë vendosur masa tejet te ashpra për të parandaluar nje valë të re të pandemisë.

Nga 01.04.2021 deri me 05.01.2021 jeta publike, ekonomike dhe private do të mbyllet tërësisht, krejt kjo si parandalim për rritjen e shifrave me Covid 19.

Pastaj del Kancelarja dhe kërkon falje, nuk ka mbyllje, pastaj prap ka mbyllje.

Dhe tek mbase dy dite del ministri i shëndetësisë në Gjermani dhe thotë se mbyllja është e pa evitueshme.

Planeti është në problem, dhe nuk po dimë as se si të veprojnë, kurse ne prap duhet të vazhdojmë përpara.

Po i referohem një vendi ku ka statistika të sakta të dhëna reale dhe janë serioz në atë se çka publikojnë.

Po e shihni se çfarë problem ka bota.

Me ju do të ndaj gjithmonë relevanten, të vërtetën, të pranueshmen dhe konkreten.

Ne kërkojmë ndihmë prej të dijshmit, prej tij furnizohemi me informacione, sepse ai është thjesht kompetent, është i pranuar botërisht dhe e di se çka flet.

Ka logjikë të shëndoshë, të vërtetën ta thotë ne sy dhe publikisht.

Është imunologu Anthony Fauci i cili thotë:                                   “

“Pandemia dhe numri i lartë i viktimave do të vihet shpejt nën kontroll nga procesi i vaksinimit”.

Këtë njofton për CNN imunologu amerikan Anthony Fauci. “Unë besoj se do të dëgjoni më shumë rekomandime se si mund të zbutni ashpërsinë e disa prej masave, veçanërisht kur keni të bëni me gjëra të tilla si familja juaj personale kur njerëzit janë vaksinuar”, tha Dr. Fauci.

Dhe në fakt, disa prej ndryshimeve janë tani publike pasi personat e vaksinuar nuk kanë nevojë për karantinë nëse bien në kontakt me një person të infektuar. Nga ana tjetër furnizimi me vaksina pritet të rritet, siç bëjnë të ditur kompanitë farmaceutike.

Dhe a nuk paraqet kjo shpresë, kjo edhe e vërteton fjalën se pas çdo vështirësie do të vijë lehtësimi.

A duhet që ne të kemi probleme shpirtërore të cekura me lart. JO dhe asesi JO!

Shumë psikiatër dhe neuropsikiatër thonë dhe kanë plotësisht të drejtë, se koha pas pandemisë është e vështirë dhe lë pasoja.

Po është fakt, mirëpo do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë dhe do të dalim më të fortë.

Shkrimi im është optimist dhe mbetet i tillë, dhe le të ma vërtetojë dikush se çfarë përfitimi kemi ne nga pesimizmi, pikëllimi dhe mërzia.

Ne vazhdojmë përpara dhe barrierave u themi rrëzohuni ose ju rrëzojmë ne.

Prandaj pesimistit, skeptikut i themi ndrysho dhe fillo të mendosh pozitivisht ose thjesht hesht.

Sepse në rrafshin praktik edhe e mira dhe optimizmi është pjesa jonë e jetës.

Mendimi pozitiv është më shumë sesa një slogan. Ai ndryshon mënyrën sesi ne sillemi. Dhe unë besoj që kur jemi pozitivë, jo vetëm që neve na bën mirë, por edhe mjedisin rreth nesh.

Këtë shkrim e kam shkruar nga thellësia e shpirtit tim, pa ekuivokë, ja dedikoj të gjithëve që po kalojnë këtë situate të vështirë, nuk jeni vetëm, dhe nuk ka dorëzim, por vetëm përpara deri sa ta tejkalojmë bashkërisht këtë Pandemi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Napolit ka njoftuar se mbrojtësi Amir Rrahmani është…