Panduri i reagon Pecit: Mos tentoni të krijoni artificialisht një armik

29 tetor 2025 | 10:31

Ermal Panduri:

I dashuri Faton,

Jam i vetëdijshëm që je në kërkim të një “armiku” për pjesën e dytë të fushatës, por të lutem, mos e shpik aty ku nuk ekziston.

Po e ripërsëris, qetë dhe pa asnjë dramatizim: exit poll-i për Mitrovicën e Jugut ka qenë i pasaktë.  Dhe UBO Consulting, si organizatë përgjegjëse dhe e cilësuar jo rrallëherë si më e besueshmja nga partnerët e juaj të sotëm, e ka pranuar gabimin, publikisht, vetëm një ditë pas zgjedhjeve. Kaq. Nuk është as skemë kriminale, as inxhiniering, as komplot.

RTV Dukagjini, por edhe unë personalisht, nuk kemi asnjë parapëlqim për ndonjërin prej jush që jeni në garë elektorale, siç duket ndryshe nga  disa njerëz të koalicionit tuaj që ditën përkatëse na shprehnin me telefon dëshirën e tyre që të fitoj kundërkandidati juaj.

Ndaj të lutem Faton, mos tentoni të krijoni artificialisht një armik vetëm që të polarizoni për mobilizim elektoral. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë punën tonë në kërkim të së vërtetës, me të njëjtën qetësi si gjithmonë. Pa polemikë të shpikur, pa dramë të porositur.

I keni studiot të hapura për këtë. Ju mirëpresim.

Nëse keni prova është Prokuroria. Nëse keni plan për Mitrovicën është edhe DebatPlus-i.

Me mirësjellje,

Ermal Panduri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, i është kundërpërgjigjur anëtarit të…