Panik në ajër, vdes piloti, ndihmësit e tij ulin avionin

17 gusht 2023 | 18:33

Një avion i kompanisë “Latam” i nisur nga Miami për në Santiago u detyrua të bëjë ulje të detyruar në Panama, pasi piloti ndërroi jetë në ajër si pasojë e një ataku kardiak.

Dy bashkëpilotët e tij, të detyruar nga rrethanat e ulën avionin në aeroportin ndërkombëtar të Tocumen, për t’i ardhur në ndihmë kolegut, por gjithçka ishte e kotë.

Përmes një deklarate për mediat, kompania ajrore bëri me dije se gjatë fluturimit ishin zbatuar të gjitha protokollet për t’i ardhur në ndihmë pilotit dhe shprehu dhimbjen e saj për humbjen e një profesionisti që kishte 25 vite në detyrë.

Fluturimi në fjalë me 271 pasagjerë në bord, nisi në Miami në 22:11 të së hënës. Sipas “Simple Flying” pas tre orësh në ajër piloti u ndje keq dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Ai shkoi në banjë ku humbi dhe ndjenjat. Anëtarët e tjerë u munduan që t’i jepnin ndihmën e parë, por nuk mundën ta mbanin në jetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sundimtarët e linjës së ashpër të Afganistanit, talibanët, kanë ndaluar…