
Panik në mes të ndeshjes, tenisti i njohur bie pa ndjenja në tokë
19 mars 2024
| 14:00
Tenisti francez, Arthur Cazaux, u rrëzua papritur gjatë ndeshjes kualifikuese të Masters në Miami.
Cazaux ishte duke luajtur kundër bashkatdhetarit Harold Mayow, kur ai ra pa ndjenja.
Pasi iu dha ndihma e parë, ai u largua nga fusha me barelë, raportojnë mediet e huaja.
Tenisti i talentuar, aktualisht i 74-i në botë, e nisi shkëlqyeshëm sezonin, teksa arriti deri në fazën e 16-të në Australian Open.