Panik në mes të ndeshjes, tenisti i njohur bie pa ndjenja në tokë

19 mars 2024 | 14:00

Tenisti francez, Arthur Cazaux, u rrëzua papritur gjatë ndeshjes kualifikuese të Masters në Miami.

Cazaux ishte duke luajtur kundër bashkatdhetarit Harold Mayow, kur ai ra pa ndjenja.

Pasi iu dha ndihma e parë, ai u largua nga fusha me barelë, raportojnë mediet e huaja.

Tenisti i talentuar, aktualisht i 74-i në botë, e nisi shkëlqyeshëm sezonin, teksa arriti deri në fazën e 16-të në Australian Open.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar sot…