
Pantina: Albin Kurti ndihet mirë dhe është rritur vetëm duke shkelur ligjin
07 korrik 2025
| 11:29
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, ka komentuar qëndrimin e kësaj lëvizje dhe të Albin Kurtit për bllokadën në Kuvendin e Kosovës.
Pantina ka thënë se Albin Kurti ndihet mirë vetëm duke shkelur ligjin.
“Albin Kurti, si politikan, e ka dëshmuar me dhjetëra herë se nuk është për rend e ligj. Në fakt, ai ndihet mirë dhe është rritur politikisht vetëm duke e shkelur ligjin. Prandaj, ai nuk e ka problem mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sepse edhe në të kaluarën ka gjetur mbështetje për veprimet e tij të kundërligjshme. Pyetja është edhe sa kohë një popull do t’i nënshtrohet një njeriu?”, ka shkruar Pantina në “Facebook”.