Pantina: Propaganda, suksesi më i madh i qeverisë Kurti

15 shkurt 2023 | 13:50

Zyrtarja e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shqipe Pantina, ka folur për punën e qeverisë Kurti në dyvjetorin e qeverisjes së saj.

Ajo si “suksesin” më të madh të qeverisë e ka parë propagandën.

“’Suksesi’ më i madh i kësaj qeverie vazhdon të mbetet propaganda. Çfarë kemi parë sidomos muajt e fundit është prodhimi i disa videove propaganduese, ku partia në pushtet ka fajësuar qeveritë e shkuara për të mbuluar dështimet e veta”, ka thënë Pantina.

Pantina ka thënë se për dy vjet qeveria Kurti nuk mund të krenohet me asnjë projekt.

“Edhe pas dy viteve qeverisje nuk kemi as edhe një projekt të vetëm me të cilin mund të krenohen, e në anën tjetër ka dhjetëra dështime për të cilat edhe media e shoqëria civile kanë raportuar”, ka thënë ajo për “Blic”.

Sipas saj, ngecje ka kudo, në drejtësi, mungesë të investimeve kapitale, politikë të jashtme, etj.

“Ngecje ka kudo. Vitin e kaluar p.sh vetëm 21 për qind të projektligjeve të planifikuara janë miratuar, pra vetëm një e pesta dhe shumë prej tyre janë amandamentime të ligjeve që kanë qenë në fuqi. Ndërsa për investime kapitale nuk kanë arritur të shpenzojnë as 20 për qind të buxhetit. Në politikën e jashtme asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse në luftën kundër krimit e korrupsionit qeveria ka vrapuar t’i marrë meritat e organeve të drejtësisë kur ato kanë vepruar e të njëjtat në vazhdimësi i kritikon e shantazhon, së fundi edhe duke ua ulur pagat”, ka thënë Pantina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës,…