Pantiqin e ka liru politika, jo drejtësia

30 dhjetor 2022 | 08:39

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka folur lidhur me lirimin nga paraburgimi në arrest shtëpiak të ish-policit serb, Dajan Pantiq.

Abazi në “DPT te Fidani” ka thënë se Pantiqin e ka liruar politika.

“Pantiqin e ka liru politika, nuk e ka liru drejtësia. Njerëzit enden në Kosovë me fletarrest të gjykatave për muaj të tanë, edhe politika i mbronë…Gjyqësori i nënshtrohet presionit politik…Lirimi i Pantiqit ka qenë politik”, ka thënë Abazi.

Ai ka thënë se ka dështuar sjellja e Pantiqit në qendrën e paraburgimit për shkak të mungesës së planifikimit.

“Ka dështu ardhja e tij në qëndrën e paraburgimit, për shkak të mungesës së planifikimit se cka ndodh me një të arrestuar në veri. Ai do të duhet të ishte në duar të policisë hetimore”, tha Abazi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hoxha i njohur kosovar, Shefqet Krasniqi, ka folur rreth festave…