Panucci mund të largohet nga Shqipëria, shkak oferta e Romës

25 dhjetor 2018 | 15:55

Pozitat e Eusebio di Franceskos në bankinën e Romës janë tronditur ndjeshëm në këtë sezon.

Klubi verdhekuq tashmë ka nisur kërkimet për zëvendësuesin e tij dhe një prej emrave që kanë filluar të qarkullojnë kohët e fundit është ai i trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Cristian Panucci, një emër ky i njohur për tifozët e skuadrës romane, duke qenë se ai ka kaluar një pjesë të mirë të karrierë si futbollist me fanellën verdhekuqe. Sipas së përditshmes italiane ‘Il Messaggero’, trajneri i kombëtares shqiptare, që është kurioz t’i mësojë nëse drejtuesit e Romës, e konsiderojnë vërtet si një kandidat të mundshëm për ta drejtuar këtë skuadër që ka zbritur në vendin e 10 të klasifikimit në këtë sezon të Serisë A.

Gjithnjë sipas ‘Il messaggero’, Christian Panucci nuk i ka ndërprerë raportet me Franco Baldinin, ashtu sikurse edhe ato me De Rossin. Problemi në këtë pikë për Panuccin është kontrata që ai ka me Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila skadon në nëntor të vitit 2019, kur mbyllet edhe faza kualifikuese e Evropianit të 2020-s.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përcjellë urimet më të…