Paolo Maldini kandidat për postin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit

05 prill 2026 | 20:31

Përpos Paolo Maldinit dhe dy emra të tjerët që po diskutohen janë Del Piero dhe Albertini.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij pasi ekipi kombëtar nuk arriti të kualifikohej për Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.

Gravina, i cili e ka drejtuar FIGC që nga viti 2018, ishte thirrur nga ministrat dhe anëtarët e qeverisë italiane të jepte dorëheqjen pas humbjes së Italisë në gjuajtjet e penalltive në ndeshjet eliminatore kundër Bosnjës.

Sipas gazetës sportive “Gazzetta dello Sport”, favoriti për të marrë këtë pozicion është një lavdi e madhe e futbollit italian, Paolo Maldini i cili ka edhe mbështetjen e Ministrit të Sportit të vendit, Andrea Abodi. Duhet theksuar se mbrojtësi veteran 57-vjeçar ishte drejtor teknik i Milanit nga viti 2019 deri në vitin 2023, ndërsa punoi edhe si drejtor zhvillimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A4 në…