Papa dënon mizoritë në Bucha, puth flamurin ukrainas

06 prill 2022 | 11:09

Papa Françesku ka dënuar mizoritë e reja në Ukrainë si masakra e Buchas duke e mbajtur lart flamurin e Ukrainës që vinte nga qyteti afër Kievit.

Ai e puthi flamurin dhe mirëpriti fëmijët ukrainas në skenën e audiencës së Vatikanit në fund të audiencës së tij.

Papa Françesku e ka kritikuar disa herë pushtimin e Ukrainës nga Rusia, veçanërisht presidentin rus Vladimir Putin, edhe pse nuk e ka përmendur emrin e tij asnjëherë.

“Edhe një herë, disa të fuqishëm, fatkeqësisht të rrëmbyer nga pretendimet anakronike të interesave nacionaliste, po provokojnë dhe nxisin konflikte, ndërsa njerëzit ndjejnë nevojën për të ndërtuar një të ardhme që mund të mos jetë fare”, tha ai në një fjalim të fundit.

Papa Françesku tha javën e kaluar se ai po e konsideronte një udhëtim në Kiev, diçka që autoritetet lokale kanë kërkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Inspektime në komunën e Vushtrrisë, ua ka ndaluar…