Papa Françesku dhuron 100 mijë euro për Shqipërinë

28 nëntor 2019 | 15:32

Papa Françesku ka dhuruar për Shqipërinë 100 mijë euro, pas tërmetit të fortë që ka goditur bregdetin verior të Shqipërisë, në zonën e qytetit të Durrësit.

Deri më tani ka dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur. Tërmeti la pas tij dëme të mëdha, shembje të ndërtesave dhe qindra të pastrehë dhe u ndje në zona të tjera të Shqipërisë dhe të bregdetit të Adriatikut.

Papa Françesku ka vendosur të dërgojë një kontribut fillestar prej 100 000 euro, përmes Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, për të ndihmuar popullatën në këtë fazë të menjëhershme emergjente.

Në këtë mënyrë, Ati i Shenjtë dëshiron të shprehë afërsinë e tij shpirtërore dhe mbështetjen e tij atërore ndaj njerëzve dhe territoreve të prekura. Shuma do të përdoret, në dioqezat e prekura nga tërmeti, në veprat e shpëtimit dhe ndihmës, në lidhje me Nunciature Apostolike në Shqipëri. /Top Channel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka nisur kontingjentin e ndihmave…