Papa Françesku nis vizitën në Irak

05 mars 2021 | 11:37

Papa Françesku ka nisur vizitën katërditore në Irak, duke thënë në prag të udhëtimit se ai po shkon si “pelegrin i paqes” në vendin me shumicë myslimane, të shkatërruar nga lufta.

Papa, 84 vjeç, ka thënë se do t’iu shtrijë dorën “vëllezërve dhe motrave të feve të tjera”, ndërsa ka vënë në pah “çmimin e rëndë” që kanë paguar komunitetet e krishtera në Irak gjatë dekadave të kaluara.

“Kam dëshirë t’ju takoj, të shoh fytyra të reja, të vizitoj tokën tuaj, djepin e lashtë dhe të jashtëzakonshëm të civilizimit”, i ka thënë Papa popullit irakian.

“Unë vij si një pelegrin, një pelegrin i penduar, për të kërkuar falje dhe pajtim nga Zoti pas viteve të luftës dhe terrorizmit”, ka thënë ai.

Vizita shënon udhëtimin e parë të Papës jashtë vendit prejse ka nisur pandemia e koronavirusit, një vit më parë.

Ai do të marrë pjesë në një varg ngjarjesh deri më 8 mars, raporton “Rel”.

Komuniteti i krishterë irakian, që numëron 300 000 banorë, është një ndër më të vjetrit në botë.

Numri i tij ka rënë nga rreth 1.5 milion, sa ishte para rënies së diktatorit Saddam Hussein, në vitin 2003.

Komuniteti ka qenë subjekt i persekutimeve dhe sulmeve nga grupe ekstremiste, duke përfshirë Shtetin Islamik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të premten ka nënshkruar memorandum…