Papa kërkon që të rriten përpjekjet për arritjen e paqes në Siri

14 mars 2021 | 16:02

Papa Françesku e ka cilësuar luftën civile në Siri si një prej krizave më të këqija humanitare në ditët e sotme, duke thënë se 10-vjetori i kësaj lufte duhet të shtyjë të gjithë që të kërkojnë “shpresë” për këtë shtet të shkatërruar. Ai bëri thirrje që të rriten përpjekjet për përfundimin e luftimeve.

Protestat prodemokracisë së marsit të vitit 2011, shpejt u kthyen në konflikt të brendshëm, ku u përfshin edhe fuqitë botërore. Në këtë konflikt, janë vrarë qindra-mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

“Sërish u bëj thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt që të tregojnë vullnet të mirë në mënyrë që të ketë një copëz shprese për popullsinë e lodhur”, ka thënë Papa.

Ati i Shenjtë ka thënë se Siria ka parë “çdo lloj të dhunës dhe vuajtje nga popullata, veçanërisht nga shtresa më e ndjeshme siç janë fëmijët, gratë dhe të moshuarit”.

Ai ka bërë thirrje për angazhim nga bashkësia ndërkombëtare, që të ndihmohet në dhënien fund të luftimeve dhe të niset me rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Sirisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
20 vjet më parë në Tetovë pikërisht në Kalanë e…