Papa Leoni XIV: Lufta në Lindjen e Mesme, “një skandal për njerëzimin”
22 mars 2026
| 23:41
Papa Leoni XIV ka dënuar ashpër pasojat e luftës në Lindja e Mesme, duke e cilësuar atë si “një skandal për të gjithë familjen njerëzore” dhe duke bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.
Gjatë lutjes së përjavshme “Angelus”, të mbajtur në Sheshi i Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë u shpreh se ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet në rajonet e prekura nga konfliktet dhe dhuna.
“Nuk mund të heshtim përballë vuajtjeve të kaq shumë njerëzve, viktimave të pafuqishme të këtyre konflikteve. Ajo që i lëndon ata, lëndon të gjithë njerëzimin”, deklaroi Papa.
Ai përsëriti thirrjen për ndalimin e menjëhershëm të armiqësive dhe për hapjen e një rruge drejt paqes, duke theksuar rëndësinë e lutjes dhe angazhimit ndërkombëtar për t’i dhënë fund dhunës.



